Vendosni fjalën kyçe....

Frikë për rrëmbimin e kryeministrit holandez, shtohen ndjeshëm masat e sigurisë për Rutte


Autoritetet holandeze kanë shtuar masat e sigurisë për kryeministrin e vendit pas shqetësimeve të agjencive të inteligjencës se grupet kriminale mund të planifikojnë të rrëmbejnë kryeministrin, njoftuan mediat vendase të hënën.

Masat e sigurisë që mbrojnë Mark Rutte po zgjerohen me policë të stërvitur posaçërisht nga shërbimi i sigurisë mbretërore dhe diplomatike të vendit, thanë raportet.

Mediat thanë se informacioni mbi kërcënimin ishte marrë në fillim të këtij muaji, pasi të ashtuquajturit ‘vrojtues’ të bandave të organizuara kriminale u zbuluan rreth kryeministrit në periudha të ndryshme.

Autoritetet ende nuk kanë bërë një deklaratë për këtë çështje, shtohen raportet.