Gjykata e Lartë ka vendosur sot në favor të kërkesës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke e rikthyer çështjen e tij në Apelin e Posaçëm me një trupë të re gjykuese.
Ish-ministri pasi doli nga ambientet e Gjykatës së Lartë, foli shumë pak përpara gazetarëve ku u shpreh: “Do ndjekim procedurën dhe do shkojmë pranë Gjykatës së Apelit”.
Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela për t’u liruar.
Gjykata e Lartë nuk ka lejuar prani të gazetarëve, duke u justifikuar me masat anti-covid.
Kujtojmë se ish-ministri Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, por Apeli i Posaçëm e ktheu çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë.