Kina ka thënë se ‘kundërshton fuqishëm’ sanksionet e reja kundër zyrtarëve të lartë rusë të propozuar nga ligjvënësit në Uashington, duke argumentuar se SHBA është fajtore për standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për shkeljet e ligjit ndërkombëtar.
Hua Chunying shtoi se sanksionet – të cilat ende duhet të miratohen nga Senati para se të hyjnë në fuqi – nuk kundërshtohen vetëm nga Kina dhe Rusia, por gjithashtu ‘nga një numër në rritje vendesh’.
Lëvizja për të mbështetur Moskën vjen vetëm disa ditë pasi sekretari i Shtypit i Kremlinit i quajti masat e reja të propozuara si një tradhti e përparimit të bërë midis dy kombeve gjatë negociatave në fillim të këtij viti.
Dmitry Peskov tha se propozimet ‘do të minonin ndjeshëm frymën e Gjenevës’, duke iu referuar samitit Putin-Biden në qytetin zviceran në korrik të këtij viti.
Legjislacioni i ri anti-rus u shpall javën e kaluar si pjesë e një buxheti amerikan të mbrojtjes prej gati 800 miliardë dollarësh të planifikuar për vitin e ardhshëm financiar.
Sanksionet e ardhshme synojnë 35 shtetas rusë, përfshirë gazetarë, biznesmenë dhe zyrtarë qeveritarë, përkatësisht kryeministrin Mikhail Mishustin, kryebashkiakun e Moskës Sergei Sobyanin dhe ministrin Shëndetësisë, Mikhail Murashko.