Vendosni fjalën kyçe....

Kush është oficeri që u vra pas përplasjes mes Policisë dhe grupeve që ruanin plantacionet e kanabisit në Lezhë (FOTO)


Saimir Hoxha

Oficeri i krimeve të rënda, 44-vjeçari Saimir Hoxha mbeti sot i vrarë nga përplasja mes policisë me grupet kriminale të cilët ruajnë plantacionet e kanabisit në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30 dhe efektivi i policisë ka mbetur i vrarë në krye të detyrës. Ai ishte pjesë e grupit që po zhvillonte kontrolle për kanabisin që kultivohej nga grupe kriminale në Lezhë.

Trupi i oficerit të krimeve të rënda u gjet nga kolegët e tij në një kanal.

Lidhur me ngjarjen janë shpallur në kërkim dy vëllezërtit Aldo Rama dhe Selim Rama nga Elbasani.

Aldo Rama me origjinë nga Elbasani, është i dyshuari kryesor që besohet se ka qëlluar në drejtim të policit Hoxha dhe fotoja e tij u është shpërndarë të gjithë forcave policore dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij. Për arrestimin e Ramës, në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.