Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhen sot 4 Komisione Parlamentare/ Deputetët e PD-së kundërshtojnë mbledhjen online dhe njoftojnë se do të paraqiten fizikisht


Këtë të martë priten të mblidhen 4 Komisione Parlamentare, për të cilat maxhoranca ka vendosur që të zhvillohen online.

Por deputetët e opozitës të cilët e kundërshtojnë mbledhjen online, kanë vendosur të paraqiten fizikisht nëpër Komisione.

“Mirëmëngjes.

Sot, mblidhen disa komisione parlamentare. Deputetët e PD kanë kërkuar pjesëmarrjen fizike në komisione dhe, në  zbatim të nenit a5 të rregullores, do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e komisioneve në kryesinë e Kuvendit. Ftojmë median të marrë pjesë dhe të ndjekin nga afër qëndrimet për komisionin.”- thuhet në njoftimin e PD-së,

4 Komisionet që nisin sot:

Komisioni i Ligjeve, ora 10.30

Komisioni i Shëndetësisë, ora:11.00

Komisioni i Sigurisë, ora 11:30

Komisioni i Jashtem, ora:13.30