Milan humbet nga pika e penalltisë në minutat e fundit të sfidës ndaj Atletiko Madrid.
Në sfidën e luajtur në San Siro, djalli ishte duke fituar në pjesën e parë pas golit të Leaos, por kartoni i kuq i Kessie i vështirësoi pozitat e skuadrës.
Edhe pse deri në minutën e 84’ kur Griezman shënoi golin e barazimit Milani po mbante presionin e shtuar nga spanjollët.
Më pas një prekje e diskutueshme me dorë në zonë nga Kalulu bëri që arbitri të jepte penallti dhe nga pika e bardhë Suarez nuk gaboi.
Në sfidat e tjera, PSG-ja fitoi derbin e sheikëve kundër Man.City me rezultatin 2-0.
Ndërsa Real Madrid humbi ndaj Club Brudge.
Liverpool fitoi 1-5 ndaj Portos, ndërsa Dortmund fitoi minimalisht 1-0 ndaj Sporting.