Vendosni fjalën kyçe....

Natë e vështirë në Kretë – Shënohen dhjetëra tërmete


Kreta vazhdon të përjetojë lëkundje të vazhdueshme, me tërmetin më të fortë të regjistruar në orën 7:48 të mëngjesit të sotëm me një magnitudë prej 5.4.

Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia e tërmetit ishte 13.9 km dhe epiqendra ndodhet 23 km në jug-jugperëndim të Heraklionit.

Natë e vështirë për banorët – Dhjetëra tërmete

Në të njëjtën kohë, mbrëmja e kaluar ishte një natë e vështirë për banorët e ishullit, të cilët ende po përpiqen të kapërcejnë tronditjen nga tërmeti me magnitudë 5.8, i cili goditi zonën e Arkalochori të hënën në mëngjes dhe i kushtoi jetën një burri.

Një Qendër e tërë Shëndetësore u ngrit brenda një tende të ushtrisë dhe është vendosur jashtë Qendrës Shëndetësore Arkalochori, në mënyrë që të mbulojë nevojat e mundshme që do të lindin, nëse ndërtesa e dytë konsiderohet e papërshtatshme për përdorim nga inxhinierët.

Gazeta greke Kathimerini, shkruan se tenda i ka të gjitha pajisjet e nevojshme për trajtimin e emergjencave.

Në të njëjtën kohë, aktiviteti pas tronditjes vazhdon, me Institutin Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës që ka regjistruar dhjetëra tërmete.

Menjëherë pas mesnate, në orën 00:37, u regjistrua një dridhje e re me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, në një zonë 23 kilometra në veriperëndim të Arvi.