21-vjeçari Aldi Rama, autori i dyshuar i vrasjes së oficerit të policisë Saimir Hoxha në Lezhë, është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
I riu u kap pas orë pas ngjarjes së rëndë dhe sipas policisë është vetëqëlluar me plumb në kokë gjatë aksionit për kapjen e tij.
Ai është në gjendje kritike për jetën e pas ndihmës së parë në spitalin e Lezhës është nisur drejt Tiranës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm ku nënkomisari Hoxha e tre kolegë të tij ishin duke kontrolluar për parcela kanabisi në Lagunën e Kune-Vainit në Lezhë.
Ai u qëllua me një plumb në zemër duke humbur jetën ndërsa tre të rinjtë që ndodheshin në makinën që u ndalua për kontroll, mes të cilëve edhe Aldi Rama, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.