Vendosni fjalën kyçe....

Polici në Lezhë u vra gjatë kontrolleve për kanabis, ky është i dyshuari që është shpallur në kërkim (FOTO)


Aldo Rama

Personi i dyshuar për vrasjen e oficerit të Krimeve, Saimir Hoxha në Lezhë quhet Aldo Rama.

Personi me origjinë nga Elbasani, është vënë në kërkim dhe fotoja e tij u është shpërndarë të gjithë forcave policore dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij. Për arrestimin e Ramës, në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Në kërkim është edhe Selim Rama, i cili sipas gjendjes civile rezulton të jetë i vëllai i të dyshuarit kryesor.

Aldo Rama dyshohet se qëlloi me armë zjarri këtë mëngjes efektivin në krye të detyrës, i cili ishte pjesë e grupit që po patrullonte zonën e Kune-Vain për kanabis.

“Rreth orës 10:30 , në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.”- bëhet me dije nga Policia.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Hashtag.al