Vendosni fjalën kyçe....

Policia kërkon ndihmë për kapjen e Aldi Ramës: Ofrojmë 20 mijë euro shpërblim


Policia e Shtetit ka vendosur në dispozicion një shpërblim prej 20 mijë eurosh, për informacionet që mund të ndihmojnë në kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Krimeve në Lezhë.

Përmes një njoftimi për mediet, Policia e Shtetit bën me dije se po vijojnë kontrollet intensive por gjithashtu kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit, Aldo Rama.

Oficeri i Krimeve të Rënda Saimir Hoxha, mbeti sot i vrarë gjatë një aksioni për kultivimin e kanabisit në zonën e Lezhës.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.

Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853.