Vendosni fjalën kyçe....

Rama i prerë: Ballkani i Hapur do bëhet, të gjitha vendet do i bashkohen herët ose vonë


Kryeministri Rama ka theksuar sot se nisma Ballkani i Hapur do bëhet duke shprehur bindjen se herët ose vonë të gjitha vendet e rajonit do i bashkohen atij.

Ai tha se Shqipëria nuk do e presë me çeljen e negociatave për anëtarësimin në BEduke qenë se është zhgënjyer disa herë por shtoi se do i bëjë reformat për veten e saj.

“Jemi përgatirur disa herë për dasmë dhe krushqit nuk kanë ardhur. Se kur ndodh dasma e kanë në dorë krushdqit. Ne kemi në dorë vetëm të bëjmë punën tonë. Hapen apo nuk  hapen konferencat me BE-në nuk është në dorën tonë, por në dorën e vendeve anëtare. Ballkani i Hapur është vendosur dhe do bëhet, do jetë hapësira ku të gjithë do vijnë herë më shpejt e herë më vonë. Është interes strategjik.” – tha Rama.