Në Konferencën e përbashkët me Presidenten e BE-së, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ndodhet në një situatë absurde lidhur me negociatat, për shkak të bllokimit që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut.
Ai tha gjithashtu se pak ditë para samitit, Shqipëria dhe KE janë në një linjë kur bëhet fjala për situatën në Ballkan, që paqja në rajon është e papërfunduar pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës.të cilën ndodhet Shqipëria në këtë moment si rezultat i bllokimit që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut dhe faktikisht një pengmarrjeje ndërkohë që ne i kemi bërë të gjitha detyrat dhe presim të ulemi në tryezë me BE për konferencën e parë ndërqeveritare.
Faleminderit presidentet Von der Leyen e cila është një avokate e palëkundur e procesit. Është prej kohësh dhe para se të ishte në këtë pozicion, në ata që janë të bindur për rëndësinë e Ballkanit Perëndim në BE dhe është papushim në përpjekjen për ta nxitur procesin.
KE për hir të së vërtetës ka disa vite që jep rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave. Komisioni është i rreptë, por njëkohësisht është dhe i parashikueshëm sepse bazohet në fakte, në prova, në raportime që lidhen me përmbushjen objektive të detyrave. Ndërkohë që kur gjërat shkojnë në Këshillin Europian fillon politika, duhet konsensus, po nuk ranë dakord 27, mjafton njëri për ta bllokuar. E falënderoj presidenten për përpjekjen që po bën për ta zhbllokuar këtë situatë.
Realisht për një person dhe një figurë të Europës si Ursula von Derl Leyen për sa më takon mua dhe shqiptarëve, falënderimet nuk janë asnjëherë të mjaftueshme.
Kemi folur dhe për ecurinë e procesit të bashkëpunimit rajonal. Von Der Leyen është një prej bashkëpunëtorëve të ngushta të kancelares Merkel, një prej njerëzve që nisi procesin e Berlinit dhe për këtë arsye e njeh mirë dhe e mbështet procesin siç është, për përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE, por edhe të rritjes së kapaciteteve brenda për brenda Ballkanit Perëndimor. Në vigjilje dhe të samitit të Ballkanit Perëndimor me BE pas pak ditësh në Slloveni, kemi diskutuar për të gjitha problematikat e këtij procesi dhe jemi në të njëjtën linjë për domosdoshmërinë që procesi të shtyhet përpara, që paqja e shumëkërkuar, e cila është e papërfunduar pa zgjidhur njëherë e mirë çështjen e njohjes së Kosovës, kërkon durim, dialog. Krijim të besimit reciprok mes palëve.”– deklaroi Rama.