Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von er Leyen sot nis vizitën e saj në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke e filluar me ndalesën e parë në Tiranë.
Pak para se të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar, Der Leyen ka publikuar një mesazh në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter”, ku shpreh mesazhin se BE do të investojë në mënyrë stratejike për të ardhmen e përbashkët europiane.
“Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme.
Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.
Ne jemi duke e përgatitur atë tani.
Duke kapërcyer COVID-in, së bashku.
Duke investuar në mënyrë strategjike.
Duke i dhënë mundësi rinisë sonë.”- shkruan Der Leyen.
Today I begin my visit to our six Western Balkan partners ahead of our Summit next week.
My message is clear: we share a common, European future.
We are preparing it right now.
By overcoming COVID, together.
By investing strategically.
By giving our youth opportunities. pic.twitter.com/ckR8sqnqeP— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 28, 2021