Presidentja e KE-së, ursula von der Leyen ka thënë në konerencën për shtyp me kryeministrin Rama se është mbështetëse e fortë e Procesit të Berlinit, që sipas saj është një ndihmë e madhe për sa i përket integrimit të Ballkanit perëndimor në BE.
Ajo tha se gjashtë vendet e rajonit duhet të bashkëpunojmë më fort me njëri-tjetrin për tregun e përbashkët rajonal.
“Duhet të rrisim ritmin e vaksinimit pasi vaksinat shpëtojnë jetë. Shkenca është shumë e rëndësishme. Mund t’ju ndihmojmë të rikrijojmë këtë besim dhe financimi i BE-së mund të përdoret në këtë drejtim. Në tryezë për Ballkanin perëndimor ne kemi vënë 9 miliardë euro. Ju bëni propozime për projekte cilësore e solide që të arrijmë të sjellim më shumë se 20 miliardë euro investime. Do puojmë për rehabilitimin e hekurudhës me Podgoricën si dhe Fierzën. Të 6 partnerët në rajon duhet të ecin përpara me tregun rajonal. Jam mbështetesë e fortë e procesit të Berlinit. Sa më shpejt të ecni aq më afër është integrimi në BE. Ju përgëzoj për ecurinë e reformës në drejtësi e po kështu për luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.”