Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen për tensionet në kufirin Kosovë-Serbi: Palët të ulen në tryezën e negociatave


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj të martën në Shkup, ka folur edhe për tensionet në veri të Kosovës në kufi me Serbinë.

Von der Leyen ka kërkuar nga palët ç’tensionimin e situatën në veri të Kosovës.

Unë jam e shqetësuar për krizën aktuale midis Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme tani që gjërat të mos përshkallëzohen dhe palët të ulen në tryezën e negociatave. BE ka një histori të gjatë dhe është ndërtuar mbi dialog dhe bashkëpunim të ngushtë ekonomik. Kur filluam 70 vjet më parë dhe pas një pjese të tmerrshme të historisë sonë në Luftën e Dytë Botërore, duhej shumë dialog dhe bashkëpunim që plagët të shëroheshin për të ndërtuar miqësinë dhe bazuar në besimin erdhi pajtimi. Nevojitet një tryezë negociatash ku të flasim për probleme”, tha Ursula von der Leyen pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.