Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e nënkomisarit në Lezhë, SHÇBA nis hetimin ndaj kolegëve mbi operacionin


Paralelisht me hetimin e prokurorisë mbi vrasjen e nënkomisarit të policisë Saimir Hoxha në Lezhë mëngjesin e sotëm, SHÇBA-ja ka nisur hetimet mbi sjelljen e kolegëve të Hoxhës gjatë ngjarjes.

Nënkomisari u vra mëngjesin e sotëm teksa bashkë me tre kolegët e tij po kontrollonin për kanabis në Ishull Lezhë.

SHÇBA-ja po heton mbi procedurën e aksionit, pse kolegët nuk iu përgjigjën të shtënave me armë dhe si u arratisën tre të rinjtë pas vrasjes së nënkomisarit.