Vritet me armë zjarri një oficer policie është vrarë më armë zjarri në Lezhë. Punonjësi i policisë, Saimir Hoxha është qëlluar me armë zjarri dhe është gjetur sot në mëngjes në një kanal në Ishull Lezhë.
Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes në veri të vendit ndërsa Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e të dyshuarit.
Sipas informacioneve paraprake, polici i vrarë me detyrë nën/komisar kishte qenë duke kontrolluar për kanabis në zonën e mbrojtur Kune-Vain.
“Rreth orës 10:30 , në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.”- bëhet me dije nga Policia.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.