Vendosni fjalën kyçe....

Balla mesazh PD-së: Mbledhjet do bëhen fizikisht me certifikatë vaksinimi, të ecim para me punët e rëndësishme që ka Parlamenti


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka thënë sot se do propozojë që mbedhjet e Komisioneve Parlamentare të bëhen fizikisht duke respektuar distancën sociale ndërsa ka bërë thirrje që deputetët të vaksinohen.

Ai tha gjithashtu se mbledhjet që nuk janë të rëndësive të veçanta të bëhen online ndërsatë tjerat me prani fizike.

“Do i propozojmë konferencës së kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen duke respektuar distancat. Deputetët të deklarojnë certifikatën e vaksinimit. Edhe në parlamentin italian nuk merr pjesë në mbledhje komisioni pa bërë vaksinën. Koha e fituar gjatë kësaj jave, ishte një kohë për shkak se agjenda parlamentare ishte e tillë që të kërkonte mirëkuptim nga ana e Partisë Demokratike. Praktika e mbledhjeve të komisioneve online do të vijojë, për aq kohë sa bëhet fjalë për çështje që nuk janë të rëndësie të veçantë, por për çështje me debat të zgjeruar, aot do bëhen me prani fizike. Do i bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD, se kjo çështje është e qartë.” – tha Balla.

Ai bëri thirrje që deputet që nuk janë vaksinuar ende ta bëjnë këtë.

Ndërsa shtoi se PS dëshiron që legjistatura e re të nisë punën normalisht duke u bërë thirrje deputetëve të PD-së që të bëjnë detyrën në mënyrë që Parlamenti të ecë përpara me detyra e rëndësishme që ka.

I bëj thirrje deputetëve, atyre që ende nuk kanë ushtruar atë detyrim që kanë për të kryer detyrimin që kanë qytetarët e përgjegjshëm për t’u vaksinuar me dy doza. E prej javës tjetër, konferenca e kryetarëve do i japi dritën jeshile kalimit të një mënyre tradicionale zhvillimit të komisionit. Nga çfarë është diskutuar, kemi rënë dakord, në kuptimin e atij komunikimi që pjesëmarrja duhet të jetë me certifikate vaksinimi, ka raste kur mjekët nuk rekomandojnë vaksinimin, por duhet të jesh i pajisur me një test PCR, rregull ky normal kur udhëton me avion dhe udhëton në një vend të Evropës. Dëshira jonë është që kjo legjislaturë e re të fillojë punë mbarë dhe natyrshëm ajo historia e tjerrur dje se ne paskemi frikë nga debati, këto historira do kërkoja t’i linim mbrapa e të ecnim përpara me detyra shumë të rëndësishme që ka parlamenti. Të mos harrojmë rolin që ka Kuvendi.” – tha Balla.