Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili sot iu bashkëngjit Sali Berishës në “Foltoren”e Durrësit theksoi se zhvillimet e fundit në parti nuk duhet të ndikojnë në humbjen e demokracisë së brendshme.
“Zhvillimet e fundit na tregojnë qartë që jemi para problemeve, që lidhen me demokracinë e brendshme, gjë që është një problem i madh dhe ne duhet ta trajtojmë. Ajo që i referohemi vendimit të kryetrarit Basha për përjashtimin është vetëm fundi i kësaj që diskutojmë. Kemi dëgjuar, që kryetari thotë për moslejimin e votimit nga anëtarësia, por ky është një proces që është jashtë kontrollit të kryetarit dhe kjo është një e drejtë që e përcakton statuti”-deklaroi deputeti.
Vendimin për të përjashtuar Berishën ai e cilëson si vendim të kryetarit dhe të pabazuar në statutin e Partisë Demokratike.
“Unë që atë natë kur u mor vendimi, që ai vendim ishte i kryetarit nuk përputhej me statutin. Nuk gjykoj që është një vendim që i ka bërë mirë PD-së”, theksoi ai.
Ai theksoi në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se kryetari i partisë nuk mundet t’i ndalojë anëtarësisë të drejtën për t’u shprehur me votë, sepse kjo është një e drejtë që e përcakton statuti.
“Ajo që i referohemi vendimit të kryetrarit Basha për përjashtimin është vetëm fundi i kësaj që diskutojmë. Kemi dëgjuar, që kryetari thotë për moslejimin e votimit nga anëtarësia, por ky është një proces që është jashtë kontrollit të kryetarit dhe kjo është një e drejtë që e përcakton statuti”-tha Bylykbashi.