Pasditen e sotme sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri priti në një takim një delegacion të ODIHR-it të kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek, e cila është shefe e misionit vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Në këtë takim, u diskutua mbi raportin përfundimtar të monitorimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, konkluzionet dhe rekomandimet.
Në një njoftim për mediet, bëhet me dije se Gjiknuri falënderoi përfaqësuesit e ODIHR-it për kontributin e tyre si në procesin e hartimit të reformës elektorale përpara zgjedhjeve ashtu edhe në monitorimin e mëpasshëm të procesit zgjedhor.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së shprehu gatishmërinë e maxhorancës për t’u ulur sa më parë në tryezë me opozitën me synim adresimin e të gjitha rekomandimeve të lëna nga raportet e OSBE/ODIHR-it, përfshirë nevojë për depolitizimin e administratës zgjedhore.
Ai shprehet se Partia Socialiste është e gatshme të ulet në tryezë dialogu me opozitën si për reformën zgjedhore ashtu edhe për atë territoriale.