Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari reagon ndaj PD: Do punoj me anëtarët e Kongresit pse u rrëzuan akuzat ndaj Bashës për lobim


Evi Kokalari ka reaguar ndaj deklaratës së PD-së e cila tha se do e padiste për shpifje për deklaratën në “Foltoren” e Durrësit.

Kokalari tha se do të shkojë në SHBA dhe do të punojë me Kongresin për të kuptuar se përse u mbyll dosja e Bashës.

Hej Lulzim Basha, jepi, sille!!! Ndërkohë do të kthehem në Shtetet e Bashkuara dhe do të punoj ngushtësisht me anëtarët e Kongresit për të kuptuar nëse akuzat ndaj Lulzim Bashës për pagesa të paligjshme ndaj një firme lobuese në Uashington janë rrëzuar, dhe nëse po, PSE?” shkruan ajo.

“Partia Demokratike e Shqipërisë është e Sali Berishës, dhe unë jam bijë e saj”-shkruan Kokalari.