Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në Strasburg ish-gjyqtari, Kristaq Traja


Një tjetër lajm i trishtë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Është ndarë nga jeta një prej gjyqtarëve më të njohur dhe konstitucionalisti, Kristaq Traja.

Lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta e kanë dhënë miqtë e tij në rrjetet sociale.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe miku i tij, Denar Biba shkruan: “KRISTAQ TRAJA, e vetmja mendje që unë kam admiruar ndonjëherë! Faleminderit që ke ekzistuar! Faleminderit Zotit që më dha mundësinë të të njihja e të bëhesha miku yt!”

Kristaq Traja ka qenë drejtues i grupit për diskutimet për ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi.