Vendosni fjalën kyçe....

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë kryer 13 mijë e 414 vaksina Anti-Covid



Rreth 13 mijë e 414 doza të vaksinave Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Të paktën kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

 “Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës. Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”– bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 2 viktima dhe 66 raste të reja me COVID-19.