Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja i reagon Kokalarit: Përsëriti shpifjet e Ramës e Ballës, do e padisim në gjykatë


Partia Demokratike ka reaguar menjëherë për deklaratën e Evi Kokalarit në foltoren e Durrësit.

PD-ja thotë se Kokalari po përsërit shpifjet e Ramës dhe Ballës lidhur me hetimin për lobimin e me para ruse nga Basha në SHBA.

Sipas deklaratës autoritetet hetuan për shpifjet e Ramës dhe provuan në mënyrë ligjore se ishin vetëm shpifje dhe nuk gjetën asgjë kundër Bashës.

Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëve shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha . Autoritetet përgjegjëse me kërkesë të vetë Partisë Demokratike hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimtare se ato ishin vetëm shpifje”-thuhet në deklaratë.

Më tej PD-ja thotë se do padisë për shpifje Evi Kokalarin që ditën e nesërme.

“Ricikimi i të njëjtave shpifje, bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën”-përfundon deklarata e PD-së.