Partia Demokratike ka njoftuar pjesëmarrjen fizike në komisionet parlamentare ditën e sotme.
PD fton mediat që të marrin pjesë e të ndjekin mbledhjet e komisioneve.
Ditën e djeshme mbledhjet e komisioneve parlamentare dështuan pas deputetët e Partisë Socialiste nuk morën pjesën në mbledhje, ndryshe nga ata të PD-së që u paraqtiën.
Demokratët akuzuan socialistët që po i shmangeshin përballjes dhe se po përdorinin standarde të dyfishta duke qenë se i gjithë vendi është i hapur ndërkohë që ata nuk paraqiten në komision.
Njoftimi i PD
“Miremengjes.
Sot, mblidhen disa komisione parlamentare. Deputetet e PD kane kerkuar pjesemarrjen fizike ne komisione dhe, ne zbatim te nenit a5 te rregullores, do te jene te pranishem fizikisht ne sallat e komisioneve ne kryesine e Kuvendit. Ftojme median te marre pjese dhe te ndjeke nga afer qendrimet per komisionin.
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, ora 10.00
Komisioni i Arsimit, ora 10.00
Komisioni i Ekonomise, Ora 11.00.”