Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në mbarë Nju Jorkun kundër vaksinimit të detyrueshëm e pasaportave të vaksinave (Video)


Turma të mëdha demonstruesish u mblodhën rreth shesheve në Nju Jork Siti, si dhe në shtetet e tjera, duke kërkuar nga qeveria të shfuqizojë urdhrat e vaksinimit të detyrueshëm për kategori të caktuara të punëtorëve dhe sistemin e ‘pasaportave’ të zbatuar në qytet.

Protestuesit u panë të marshonin në Manhattan, Staten Island dhe gjetkë në qytet të hënën pasdite dhe në mbrëmje, me një reporter në vendngjarje që vlerësonte një turmë prej të paktën 1.000 personash.

Marshuesit u dëgjuan duke brohoritur ‘Trupi im, zgjedhja ime!’ në pamjet që bëjnë xhiron në rrjet, duke i bërë jehonë një slogani të aktivistëve pro-abortit si dhe ‘Jo, do të thotë jo!’ dhe më e drejtpërdrejta ‘Të q*fsha Joe Biden dhe De Blasion!’ duke iu referuar presidentit dhe kryebashkiakut të Nju Jorkut. Të tjerët u panë duke ngritur një flamur që kundërshtonte ‘vaksinimet e detyrueshme’ dhe ‘pasaportat dixhitale’ ndërsa kërkonin liri shëndetësore.

Demonstrata të tjera shpërthyen edhe në shtet, si në Rochester, ku një grup u mblodh për të protestuar kundër vaksinës së detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor jashtë spitalit Memorial.

Detyrimi për vaksinim për të gjithë stafin e spitaleve dhe shtëpive të pleqve hyri në fuqi të hënën, duke kërkuar që punonjësit e kujdesit shëndetësor të marrin të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit deri në atë datë. Ata që refuzojnë të respektojnë urdhrin rrezikojnë të humbin punën e tyre.