Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen pamjet e operacionit ku mbeti i vrarë nënkomisari Saimir Hoxha (VIDEO)



Publikohen për herë të parë pamjet e operacionit në të cilin mbeti i vrarë nënkomisari i Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha.

Pamjet janë publikuar pak më herët nga gazetarja Klodiana Lala në televizionin “News24”.

Në video duket edhe momenti kur ndalohet makina me të cilën udhëtonte 21-vjeçari Aldi Rama, i cili qëllon nënkomisarin dhe e lë atë të plagosur në tokë, duke ia mbathur me makinë.

Grupi i kontrollit përbëhej nga tre punonjës policie dhe kryesohej nga shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, Leonard Palushi dhe specialisti i zonës Petrit Doda.

Punonjësit e Policisë kanë qenë me veshje civile dhe njëri prej tyre ishte me jelek fosforeshent me mbishkrimin “Policia”.

Në video shihet parcela me bimë narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.