Vendosni fjalën kyçe....

Spitali i Pogradecit reagon për vdekjen e mësueses: Kemi dhënë gjithë ndihmën e nevojshme, tani presim ekpertizën mjeko-ligjore


Spitali i Pogradecit ka reaguar lidhur me vdekjen e mësueses 47-vjeçare. Shefi i Shërbimit Dr. Vasfi Topçiu doli në një deklaratë para medieve, ku u shprehu ngushëllimet familjes për humbjen, por theksoi se urgjenca ka dhënë gjithë ndihmën e nevojshme për pacienten.

Mjeku Topçiu tha se lidhur me vdekjen e pacientes, janë ende në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore.

“Shprehin ngushëllimet për familjarët në lidhje me ngjarjen e djeshme si mjekë dhe si bashkëqytetarë.
Mund t’iu them se shërbimi i urgjencës ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin e parë që pacientja është paraqitur në spital. Për detaje të tjera jemi duke pritur përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe nuk mund të japim asnjë informacion tjetër.”-
u shpreh dr. Topçiu.

Paraditen e sotme, bashkëshorti i viktimës doli në një deklaratë për mediet, ku u shpreh se gruaja e tij vdiq pak çaste pasi bëri një gjilpërë. Ai akuzoi mjekët për mjekim të pakujdesshëm.