Vendosni fjalën kyçe....

Të Gjelbrit në Francë caktojnë kandidatin që do sfidojë Macron-in në zgjedhjet presidenciale

Partia e Gjelbër e Francës (EELV) njoftoi të martën se ka zgjedhur Yannick Jadot si kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale të vendit në prill 2022.

Jadot, 54 vjeç, është një ish-aktivist i Greenpeace dhe anëtar i Parlamentit Evropian.

Në sondazhin e raundit të dytë të EELV për të përcaktuar kandidatin e tij presidencial, Jadot mundi ngushtë rivalen, Sandrine Rousseau, ish-nënkryetare e partisë.

Jadot mori 51.03% të votave ndërsa Rousseau mori 48.97%.

Në një deklaratë pas shpalljes së rezultateve, Jadot tha se duhet të gjenden zgjidhje për problemet mjedisore, dhe nëse ai fiton, ai do t’i japë përparësi klimës.

Dymbëdhjetë persona kanë shpallur kandidaturën e tyre për president, përfshirë Jean-Luc Melenchon të partisë së ekstremit të majtë France, udhëheqësen e së djathtës ekstreme Marine Le Pen, negociatorin kryesor të Bashkimit Evropian për Brexit Michel Barnier dhe Anne Hidalgo, kryebashkiake e Parisit.

Ata do sfidojnë Presidentin Emmanuel Macron.

Raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 10 Prill. Nëse ndonjëri prej kandidatëve nuk arrin të marrë shumicën absolute, dy kandidatët me më shumë vota do të konkurrojnë në raundin e dytë më 24 Prill.