Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja policit në Lezhë/ Nga e shkuara kriminale e Aldi Ramës te dëshmitë e shokëve në polici dhe dinamika e kapjes së tij nga policia


Aldi Rama, i cili vrau me armë zjarri policin Saimir Hoxha në Lezhë ka qenë një person me të shkuar problematike.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Lezhës në vitin 2018, Aldi Rama akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij dhe e ka detyruar të konsumoj hashash.

Konkretisht në këtë vendim thuhet se Aldi Rama i kishte marrë telefonin të dashurës së tij dhe për t’ia kthyer ai kishte lënë një takim në një parking ku i mori të dashurës së tij 50 euro.

Por, pavarësisht se i mori sasinë parave ai nuk i ktheu telefonin, por e qëlloi me shpulla dhe mori me forcë në një taksi së bashku me dy shokët e tij kanë shkuar në një banesë të braktisur në Balldren të Lezhës ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Më pas, Aldi Rama ka ushtruar përsëri dhunë ndaj të dashurës së tij duke e qëlluar me grushte e shpulla derisa kanë ndërhyrë shokët e tij.

“Ajo ka shkuar dhe e ka takuar të pandehurin në një parking i ka dhënë 50 euro por Aldi Rama nuk i a ka kthyer telefonin. Rama e ka gjuajtur me shpulla ka marrë një taksi dhe taksisti dhe dy shokët e tij kanë shkuar në një banesë të banuar në Lezhë ku në një dhomë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë.

Kanë pirë hashash dhe i pandehuri e ka qëlluar më grushte dhe shpulla derisa kanë ndërhyrë shokët e tij më tej e dëmtuara ka deklaruar se e ka nxitur dhe detyruar që të konsumoj hashash dhe e ka kërcënuar se do i publikonte fotot e saj që ndodheshin në telefon në rrjetet sociale”, – thuhet në dokumentin e gjykatës për ngjarjen e ndodhur më 28 korrik të vitit 2018.

Dëshmitë e dëshmitarëve në ngjarje

Dy shokët e 21-vjeçarit Aldi Rama që ndodheshin në makinë kanë treguar se janë thirrur nga shoku i tyre për të konsumuar kanabis dhe se nuk e kishin aspak idenë se Rama kishte armë.

Kristjan Shehri dhe Armando Marku janë shprehur se nuk kishin dijeni për armën.

Ata janë arrestuar vetëm për “moskallëzim krimi” pasi sipas policisë akuzohen se nuk kanë njoftuar policinë se shoku i tyre mbante armë.

Në momentin e afrimit tek makina e të rinjve, efektivët kanë thirrur ‘jemi policia’, pavarësisht se nuk kishin veshur uniforma.

Shefi i Krimeve në Lezhës Leonard Palushi i cili ka parë me sy ekzekutimin e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë ka treguar se ai bashkë me kolegun tjetër kanë përfunduar në kanal pasi ka ndodhur krimi.

“Bëmë postbllok pasi kishim informacion për të kërkuarin Xhulio Vokrrin. Saimir Hoxha, unë dhe 2 policë i dolëm para makinës së Aldi Ramës. Rama nuk ndaloi dhe qëlloi, vrau Hoxhën, ne të tjerët përfunduam në kanal,” – mësohet të ketë thënë ai ndër të tjera.

Si ndodhi ngjarja?

Tre policë ishin në postbllok kur kanë ndaluar një automjet me 3 persona brenda.

Autori i dyshuar, Aldo Rama ka qenë në sediljen e pasme të makinës, sapo polici i është afruar u ka kërkuar kartat e identitetit.

Në këtë moment Aldo ka qëlluar me armë. Drejt grupit të patrullës janë qëlluar 10 plumba.

Dy policët e tjerë janë ndërhyrë duke arrestuar dy personat që ndodheshin në sediljen e parë ndërsa Rama ka arritur të largohet.

Foto nga vendngjarja

Operacioni për kapjen e Aldi Ramës

Në studion e emisionit “Opinion”, gazetari Spartak Koka ka shpjeguar dinamikën me të cilën forcat e policisë kanë vepruar për të neutralizuar 21-vjeçarin Aldi Rama. I riu ndodhej jo larg vendit ku kreu vrasjen e efektivit.

Koka tha se i riu ndodhej jo larg vendit ku kreu vrasjen e efektivit.

Në këtë moment është evidentuar nga policia vendodhdja e këtij personi. Është një vilë 2 katëshe e bardhë dhe përballë vilës strukturat e policisë kanë konstatuar një person i cili kalonte kanalin në anën tjetër dhe ishte fshehur. Helikopteri i policisë për 20 minuta në ato momente po kërkonte në këtë perimetër. Forcat e RENEA-s nga vendi ku është qëlluar Aldo Rama janë në vijë ajrore rreth 150 metër larg. Gjithë frika ishte se Aldi Rama ka qenë i armatosur dhe mund të qëllonte edhe ndaj forcave të policisë. Ka qenë i pajisur vetëm me një pistoletë tip TT me të cilën kreu edhe vrasjen.

RENEA dhe specialet janë pozicionuar mbi çatinë e kësaj vile. Përballë kësaj vile poshtë këtyre pemëve ka qenë i pozicionuar për rreth 2 orëve Aldi Rama”, u shpreh Koka.

Koka tha se nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes autorit dhe policisë por ka pasur zhurmuese nga RENEA për të shpërqendruar Aldi Ramën të dorëzohej. Ai e ka pasur të pamundur të largohej. I është bërë thirrje herë pas herë që të dorëzohej.

Më pas Aldi Rama u gjet i plagosur me plumb dhe u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.