Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit në 17.89% tremujorin e dytë të vitit 2021, rritja ekonomike po kap 4.5%


Zv.kryeministri Ahmetaj tha sot se ekonomia e vendit po e merr veten dalëngadalë

. Në një konferencë për shtyp nga kryeministria, numri dy i qeverisë tha se në tremujorin e dytë të vitit 2021, prodhimi i brendshëm bruto ka kapur shifrën 17.89%

Po kështu ai theksoi se rritja ekonomike në vend po i kthehet trajektores 4.5% aaq sa është theksuar edhe në programin qeverisës.

“Sot dua të ndaj një zhvillim shumë pozitiv. Në tremujorin e dytë të 2021 produkti i brendshëm bruto u rrit me 17.89%, krahasuar me 2020 që përkoi me nisjen e përshkallëzimit të pandemisë. Çdo qytetar e mban mend kur në tremujorin e dytë pësoi rënie drastike në krahasim me 1997, -11%, e krahasueshme me vitin e zi. Sa i përket performancës së sektorëve, krahasuar me tremujorin e dytë, shënojnë rritje të konsiderueshme, dyshifrore të gjitha prej tyre, veçoj ndërtimin 41.6% që reflekton punën në infrastrukturë, ujësjellës dhe rindërtim. 3 mijë e 200 kantiere rindërtimi, ka transformim të zonave. Industria nxjerrëse, uji, përpunuese ka 39% pasuar nga tregtia, hotelet me 31.8%. Të gjitha janë dyshifrore. Është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë. Rritja ekonomike po kthehet në trajektore të konsoliduar ekonomike për një rritje 4.5% vjetore siç kemi theksuar në programin e qeverisë.” – tha Ahmetaj.