Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy zyrtarë të burgjeve, falsifikonin kartelat e ditëve të punësimit


Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje ka arrestuar dy zyrtarë të burgjeve.

Prangat ju vunë zyrtarëve Gani Shehu dhe Lulzim Kaziu, raporton News 24.

Mësohet se ata falsifikonin kartelat e ditëve të punësimit dhe për rrjedhoje të dënuarit përfitonin ulje dënimi.

Personat në fjalë akuzohen për ‘Shpërdorim detyre’. Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.