“30 vitet e fundit udhëheqësit botërorë kanë qenë vetëm bla, blah, bla për sa i përket ndryshimeve klimatike”, tha aktivistja suedeze Greta Thunberg në Samitin e Rinisë për Klimën në Milano.
Greta imitoi udhëheqësit duke përsëritur frazat e tyre më të shpeshta në lidhje me krizën klimatike, duke i akuzuar ata për fjalë boshe dhe premtime të paplotësuara.
“Nuk ka Planet B, bla, bla, bla. Nuk ka politika konkrete për mjedisin. Më mirë ndërtoni , bla, bla, bla. Ekonomia e gjelbër dhe bla, bla, bla,” tha Greta Thunberg.
“Zero emetimet, bla, bla, bla. Kjo është gjithçka që dëgjojmë nga të ashtuquajturit udhëheqës. Fjalë që tingëllojnë shkëlqyeshëm, por deri më tani, nuk kanë çuar askund. Fjalë dhe premtime boshe,” tha Thunberg.