Vendosni fjalën kyçe....

Burgoset marinsi amerikan që kritikoi tërheqjen nga Afganistani, në pritje të gjyqit


Një ushtarak amerikan që kërkoi ‘përgjegjësi’ për tërheqjen kaotike nga Afganistani në mediat sociale është mbyllur në një qendër paraburgimi.

“Lt. Kolonel Stuart Scheller Jr. është aktualisht në paraburgim në Brig Rajonal në bordin e ‘Marine Corps Base Camp Lejeune’ në pritje të një seance paraprake gjykimi,” tha zëdhënësi i Komandës së Trajnimit dhe Edukimit të Trupave Detare, Kapiteni Sam Stephenson në një deklaratë.

Stephenson shtoi se data dhe vendi i gjykimit nuk janë përcaktuar ende dhe Scheller do të gëzojë të gjitha të drejtat e tij ligjore.

Babai i marinsit, Stu Scheller Sr., tha për faqen në internet se djali i tij donte përgjegjësi për situatën kaotike në Afganistan, e cila u shpalos gjatë fazave të fundit të tërheqjes së trupave amerikane.

“Ajo që bëri djali ynë ishte të bënte pyetjet që të gjithë i bënin vetes, por ata ishin shumë të frikësuar për të folur me zë të lartë.” – tha babai i ushtarakut.

Nënkolonel u bë i famshëm muajin e kaluar pasi një video u postua në mediat sociale ku ai fliste për ‘pakënaqësinë dhe përbuzjen e tij në rritje’ për mënyrën si po trajtohej tërheqja nga Afganistani. “Njerëzit janë të mërzitur sepse udhëheqësit e tyre të lartë i kanë zhgënjyer. Dhe asnjëri prej tyre nuk ngre duart dhe nuk pranon llogaridhënien ose thotë, ‘Ne e kemi ngatërruar këtë punë’.” – tha marinsi.

Videoja u postua menjëherë pasi 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe më shumë se 160 civilë afganë u vranë në një sulm me bombë vetëvrasëse jashtë Aeroportit Ndërkombëtar ‘Hamid Karzai’ në Kabul, mes evakuimit të furishëm, të minutës së fundit të shtetasve perëndimorë dhe ndihmësve të tyre afganë.