Vendosni fjalën kyçe....

Hungaria akuzon Ukrainën se po ndërhyn në punët e saj lidhur me marrëveshjen për gazin rus


Hungaria thërret ambasadorin ukrainas dhe shpërthen Kievin për “ndërhyrje” në punët e saj të brendshme ndërsa grindjet për marrëveshjen me gazin rus po nxehen

Ministria e Jashtme hungareze ka thirrur ambasadorin e Ukrainës për reagimin e Kievit ndaj marrëveshjes së re të Budapestit me gjigantin energjetik rus Gazprom, zbuloi diplomati i lartë hungarez.

Peter Szijjarto shkroi se ‘Veprimet e qeverisë ukrainase që synojnë të prishin marrëveshjen, përmes Komisionit Evropian, janë jashtëzakonisht skandaloze’, duke shtuar ‘Ukraina nuk ka asnjë lidhje me atë se me kë bëjmë ne marrëveshje’. Ai deklaroi se Budapesti i shihte hapat e tillë nga Kievi si “’një shkelje e sovranitetit të Hungarisë dhe interesave të sigurisë kombëtare’.

Budapesti ka akuzuar Ukrainën për ndërhyrje në vendimet e saj sovrane politike pasi Kievi e dënoi marrëveshjen si një vendim të marrë vetëm për t’i shërbyer interesave të Moskës.

Me marrëveshjen e nënshkruar, rreth gjysma e furnizimit vjetor të vendit me gaz do transportohet përmes Ballkanit dhe Austrisë.

Shefi ekzekutiv i gazit ukrainas Sergey Makogon e etiketoi marrëveshjen si një shembull tjetër të qëndrimeve të Kremlinit ndaj fqinjit të tij. Ndërkohë ministri i Jashtëm i vendit pohoi se marrja e biznesit diku tjetër ‘dëmton interesat kombëtare të Ukrainës’ dhe ‘nuk është një vendim i justifikuar ekonomikisht, por është marrë për të kënaqur thjesht Kremlinin’.

Sidoqoftë, ministri i Jashtëm i Hungarisë u përgjigj se Ukraina thjesht po ndërhyn në punët e brendshme të vendit të tij.

“Për Hungarinë, siguria e energjisë është çështje sigurie, sovraniteti dhe ekonomie dhe jo çështje politike.” –  tha Peter Szijjarto pasi drejtuesit nënshkruan marrëveshjen.

“Ju nuk mund t’i ngrohni shtëpitë me deklarata politike.” – theksoi ai.