Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari: Basha do jetë kryetar edhe 1-2 javë


Evi Kokalari, në një intervistë për emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.

Kokalari deklaroi se Basha do jetë kryetar i PD edhe 1-2 javë. Ajo shton se asnjë në Shqipëri nuk e ndjen Lulzim Bashën kryetar.

Basha do jetë kryetar edhe 1-2 javë. Asnjë në Shqipëri nuk e ndjen që Basha është kryetar i PD. Qeveria amerikane sado ta mbrojë, nuk do të shkojë deri aty sa të ndryshojë fatet e Partisë Demokratike.

Ai do të mbajë individë, që nuk ia kanë idenë e konceptit autonomi. I kanë ngelur 3-4 vetë dhe të tërë po i ikin. Basha po e shikon se të gjithë njerëzit pranë tij po i ikin. Basha nuk frikëson askënd, sepse nuk ka pushtet”-deklaroi Kokalari.