Notice: Trying to get property 'published_at' of non-object in /home/testhaa/www/wp-content/plugins/wordpress-seo/src/builders/indexable-home-page-builder.php on line 105

Notice: Trying to get property 'last_modified' of non-object in /home/testhaa/www/wp-content/plugins/wordpress-seo/src/builders/indexable-home-page-builder.php on line 106

Vendosni fjalën kyçe....

Komision hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, PD dorëzon kërkesën në Kuvend


Nënkryetari i PD-së, Alibeaj e Sekretari i Përgjithshëm Bardhi kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor që do hetojë zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë deklaratës për mediat në dyert e Kuvendit, Alibeaj tha se kërkesa është pjesë e aksionit politik dhe nevojë ulëritëse që kërkon demokracia.

“Kemi dorëzuar kërkesë si nevojë e aksionit politik, por edhe si nevojë ulëritëse që demokracia kërkon.

Disa nga çështjet që duhen hetuar janë mbyllja e kufijve për emigrantëve, për të bërë të pamundur votimin e tyre, mosbërja asgjë për procesin e legalizimit për 10 mijë objekte, disbursimi i parakohshëm i ndihmës ekonomike. 4 vite u zhvatën, u vodhën, u varfëruan, ndërsa në periudhë zgjedhore 2.5 milionë euro ndihmë ekonomike, duke rifutur familjet në këmbim të votës. Po kështu duhet hetuar edhe punësimi i së paku 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme, në periudhën e fushatës zgjedhore si dhe ‘qershia mbi tortë’, spiunazhi modern, 910 mijë shqiptarë të spiunuar prej procesit famëkeq të patronazhistëve.” – tha Alibeaj.