Vendosni fjalën kyçe....

Leja e qarkullimit do ndryshojë, do kushtojë më pak dhe pa afat vlefshmërie


Leja e Qarkullimit për automjetet do ndryshojë.

Lajmin e ka bërë me dije, drejtuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.

Leja e re do kushtojë më pas se ajo ekzistuese dhe do unifikohet me lejen ndërkombëtare.

Gjithashtu ajo do ketë edhe kushte më të forta sigurie.

“Së shpejti! Leja e re e Qarkullimit të Mjetit Rrugor! Avantazhet direkte për qytetarët: Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Leja e re që unifikon dokumentet e mjetit në 1 do kushtojë vetëm 2,100 lekë, -40%! Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk do bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale! Leja e re nuk ka afat vlefshmërie! Leja e re përfshin të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj!

Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit! Leja e re nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet, nuk griset si leja aktuale! Leja e re përmban elementet e sigurisë si: Watermark – logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet vetëm nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – fije fluoreshente që dallohen vetëm me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – logo identifikuese e dallueshme vetëm me rreze ultraviolet; hologramë – stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës nga prodhuesi me dizajn të personalizuar!  Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi e DPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite, etj! Personalizimi me puntim!”- shkruan Gonxhe.