Vendosni fjalën kyçe....

Lideri i Laburistëve në Britani i kërkon qeverisë të japë viza pune për 100 mijë kamionistë të huaj: Jemi në krizë për shoferë


Lideri i Laburistëve në Britani kërkon viza pune për 100 mijë drejtues kamionësh të huaj në kushtet e mungesave me të cilat përballet vendi.

Keir Starmer ishte një kundërshtar i hapur i largimit nga Bashkimi Evropian në kohën kur ishte sekretar i Laburistëe në vitin 2019. Tashmë ai ka kërkuar që 100,000 shoferëve të huaj kamionëve t’u jepet drita jeshile për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar – mes një mungese globale që ka parë që pagat të rriten.

I intervistuar nga Andreë Marr i BBC të dielën në mëngjes gjatë konferencës vjetore të Laburistëve në Brighton, ai i kërkoi qeverisë të lëshojë viza pune për 100,000 shoferë të automjeteve të rënda.

“Në situatën kuy ndodhet vendi ne do të duhet të sjellim më shumë shoferë dhe për këtë nevojiten më shumë viza”, këmbënguli Starmer.

“Kryeministri duhet të thotë sot se çfarë do të bëjë. Ka 100,000 vende të lira pune për shoferët.” – shtoi ai.