Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Kemi nënshkruar kontrata për të tjera vaksina, gati të nisim me dozat e treta


Ashtu siç e njoftoi edhe dje, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu ka thënë sot se qeveria ka arrityur marrëveshjen për blerjen e një sasie prej 500 mjë dozash të vaksinës anti-covid të Pfizer.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Financave ajo tha se në vend do mbërrijnë edhe një sasi prej rreth 560 mijë dozash vaksinë nëpërmjet mekanizmit Covax ku vendi ka parapaguar 4 milionë dollarë.

Sipas Manastirliut, sasia e vaksinave që do mbërrijë brenda vitit do mundësojë vijimin e vaksinimit për të gjitha grupmoshat si dhe për nisjen e bërjes së dozave të treta.

“Përsa i përket marrëveshjes të cilën ne miratojmë sot, për këtë furnizim me 500,760 doza vaksine, qeveria ka miratuar edhe kryerjen e pagesës direkte për blerjen e këtyre vaksinave që i hap rrugë sigurisht edhe furnizimit tashmë me këto vaksina. Nëpërmjet instrumentit të Covax tashmë jemi lajmëruar që në muajin tetor do të kemi edhe 188 mijë doza vaksine që mbërrijnë në Shqipëri nëpërmjet këtij instrumenti, ku Shqipëria ka parapaguar rreth 4 milionë dollarë. Ndërkohë që pritet që sërish nëpërmjet instrumentit Covax të mbërrijnë dhe rreth 370 mijë vaksina të cilat janë gjithashtu planifikuar për të mbërritur brenda këtij viti. Kjo do na japë mundësinë jo vetëm për të siguruar vazhdimësinë e vaksinimit për popullatën +18 vjeç, por është edhe pararendje, për çdo vendim të Komitetit të Vaksinimit dhe Komitetit të Imunizimit në raport me dozat e treta të cilat disa vende i kanë filluar.” – tha Manastirliu.