Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi Edison Begajn në Vlorë, arrestohet pas katër muajsh Mitri Prifti


Është arrestuar pas katër muajsh Mitri Prifti i cili ishte shpallur në kërkim pas plagosi me armë zjarri Edison Begajn në Vlorë më 29 maj të këtij viti.

Prifti e qëlloi Begajn në hyrje të banesës së këtij të fundit pas një përplasjeje që të dy kishi pasur më herët në zonën e Lungomares në qytetin bregdetar.

Njoftimi

“Vlorë/Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për 36-vjeçarin e shpallur në kërkim, për tentativën e vrasjes së shtetasit E. B, të ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë. Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. P, 36 vjeç, banues në Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur.”