Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e çmimit të bukës, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me Autoritetin e Konkurencës


Deputetet e Partisë Demokratike kanë depozituar këtë të enjte në Kuvend zyrtarisht kërkesën për thirrjen në seancë dëgjimore të Autoritetit të Konkurrencës në datën 4 Tetor, ditën e hënë.

Rritja e çmimit të bukës thonë deputetët demokratë, “ka sjelle efekt zinxhir rritjen e çmimeve te produkteve te shportës, kane ndikuar ne thellimin e varfërisë”.

Me këtë shqetësim, deputetet e PD kanë kërkuar ne seance dëgjimore kryetaren e Autoritetit te Konkurrencës për t’u njohur me masat dhe procedurat e kryera nga Autoriteti për rritjen e çmimit te bukës.