Vendosni fjalën kyçe....

Sarkozy dënohet me 1 vit burg


Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, është dënur me një vit burg pasi u gjet fajtor për financim të paligjshëm të fushatës së tij për rizgjedhje në vitin 2012.

Gjykata e Parisit e shpalli fajtor për shpenzimin e dhjetëra miliona eurove më shumë seç parashikohet nga ligji.

Megjithatë, ai nuk do të burgoset, por do ta kryejë dënimin në shtëpi, me një byzylyk elektronik, tha gjykata.

Sarkozy, 66 vjeç, e mohon çdo keqbërje dhe pritet ta apelojë këtë vendim.

Ky është dënimi i tij i dytë me burgim.

Në muajin mars, Sarkozy u dënua për korrupsion, por mbetet i lirë derisa vazhdon të zhvillohet procedura e apelit.