Delegacionet e Kosovës e Serbisë po vijojnë bisedimet në Bruksel për çështjen e targave mes dy vendeve.
Bisedimet nisën dje me ndërmjetësimin e BE-së ndërsa përfaqësuesi i SHBA-së kërkoi uljen e menjëhershme të tensioneve mes palëve si dhe gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për çështjen në fjalë.
Prej 11 ditësh rrugët që çojnë në pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë në Jarinjë e Bërnjak mbeten të bllokuara nga serbët e Kosovës. Bllokimi erdhi pas vendimit të qeverisë Kurti për reciprocitetin e targave të përkohshme mes vendeve pas skadimit të një marrëveshjeje të 15 shtatorit 2014.
Pas bisedimeve të ditës së djeshme pala nga Kosova ka thënë se është arritur një draft-marrëveshje për uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhjeje të përkoshme për çështjen e targave po duhet që pala serbe ta firmosë marrëveshjen e propozuar.