Vendosni fjalën kyçe....

Açka: Nuk di cilit Berishë t’i besoj, vendimi ishte për t’i treguar SHBA-së që PD nuk është armike e DASH


Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka në rubrikën “Opinion” në Neës 24 foli për lëvizjen e ndërmarë nga Sali Berisha dhe përplasjen që po prodhon me Kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Açka theksoi se është zhgënjyer nga Berisha dhe nuk di cilit t’i besojë atij që njohu kur hyri në zgjedhje apo tani që po del me një tjetër profil.

Kur kam vendosur të futem në PD, gjithmonë kam pasur parasysh edhe zotin Berisha. Kam besuar që pas zotit Basha ka një lloj pranimi edhe nga zoti Berisha. Unë jam njeriu i parë i zhgënjyer. Cilit Berishë t’i besoj, atit që pranova të futem në zgjedhje dhe tani më del që zoti Berisha më jep një profil tjetër nga ai që njihja unë, s’di çfarë të besoj. Zoti Berisha është pezulluar në mënyrë të përkohshme nga grupi parlamentar. Është deputet, është në parlament ka fjalën për të thënë fjalën e tij si opozitar. Zoti Berisha ka qenë një opozitar dhe ka bërë opozitë edhe për çështjet që kanë të bëjnë me sjellje ndaj Amerikës. Kjo sjellje deri tani i është shitur PD. PD duhet të mbajë një qëndrim të caktuar. PD i është dashur të bëjë këtë operacion, për t’i treguar SHBA që nuk është armike e DASH”-deklaroi Açka.