Një grua 96-vjeçare është gjetur pasi nuk arriti të marrë pjesë në gjyqin e saj për bashkëpunim në vrasjet e më shumë se 11,000 njerëzve dhe tentativën e vrasjes së shumë të tjerëve, duke bërë që autoritetet gjermane të lëshojnë një urdhër arresti.
Të enjten, një grua e moshuar u gjet dhe u ndalua nga policia, pasi kishte ikur nga shtëpia e saj e kujdesit para se të supozohej se do të dilte në gjyq për veprat penale të dyshuara të kryera më shumë se 75 vjet më parë.
Me afrimin e gjyqit, Irmgard Furchner, la shtëpinë e saj të kujdesit dhe pasi hipi në një taksi u largua. Gjykata e qarkut në Gjermani lëshoi menjëherë një urdhërarresti për gruan 96-vjeçare që kishte punuar si sekretare në një kamp nazist midis vitit 1943 dhe 1945, duke e shpallur atë të arratisur.
Ajo do dilte në gjyq të enjten me akuzën e bashkëpunimit në vrasje në kampin e vdekjes Stutthof, i cili ndodhej në bregdetin Baltik në Poloninë e pushtuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas mediave gjermane, ajo më parë i kishte shkruar një letër kryetarit të trupit gjykues, duke vënë në dukje se nuk donte të paraqitej në gjykatë.