Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy vëllezër në Dibër, u kapet kanabis në tharje. Në pranga dy vëllezër në Lushnjë, u gjendet kanabis e granatë në banesë


Dy adoleshentë janë ndaluar në fshatin Grykë Nokë në Dibër pasi akuzohen për kultivim kanabisi.

Gjatë aksionit të policisë në një zonë malore në Lurë janë ndaluar vëllezërit A.K. 16 vjeç e F.K. 27 vjeç si dhe 18-vjeçari F.K, të tre banues në fshatin Grykë Nokë.

Gjatë aksiont policia sekuestroi një sasi kanabisi që ishtë vënë në tharje.

Më herët policia arrestoi në Mat 32-vjeçarin me iniciale D.N., i cili u kap i armatosur me një pistoletë pa leje me gjashtyë fishekë.

Njoftimi

“Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Kontrollet nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, forcat speciale Renea dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në Mat është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje, ndërsa në Dibër, një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, si dhe janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike cannabis.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit e trafikimit të narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, në një lokal në fshatin Urakë, Mat, është kapur në flagrancë shtetasi D. N., 32 vjeç, banues në fshatin Bruç, Mat. Gjatë kontrollit, iu gjet e fshehur në trup një armë zjarri pistoletë, me 6 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet nga shërbimet e përbashkëta policore kanë vijuar në disa zona të thella malore të qarkut Dibër, pasi disponohej informacion për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në një zonë të thyer malore të Lurës janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. K., 16 vjeç dhe F. K., 27 vjeç (vëllezër) dhe F. K., 18 vjeç, banues në fshatin Grykë Nokë, Bashkia Dibër. Këta shtetas dyshohen se janë autorë të kultivimit të bimëve narkotike në këtë zonë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike, si dhe kanë asgjësuar me anë të djegies pjesën tjetër të bimëve që ishin në proces tharjeje, ku një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.”

Në Lushnjë janë ndaluar dy vëllezër pasi akuzohen për kultivim e shitje kanabisi. Në pranga kanë rënë 25-vjeçari O.Ç. e 16-vjeçari V.Ç, banues në fshatin Fier i Ri të Lushnjës.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre policia gjeti një sasi prej rreth 7 kilogramësh kanabis, një peshore elektronike, një granatë difensive, një bajonetë arme zjarri, dy celularë e një dorezë grushti metalike.

Njoftimi

“Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Lushnjë operacioni policor i koduar “Pushimi”

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Posedonin lëndë narkotike dhe e shpërndanin në doza, vihen në pranga 2 vëllezërit.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të marra në rrugë policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Pushimi” në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

O.Ç., 25 vjeç dhe V.Ç., 16 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë (vëllezër).

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një granatë difensive me detonator të montuar, një bajonetë arme zjarri, një përforcues grushti, dy aparate celularë dhe një automjet tip “BMW”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.”