Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Laknasit përplasen me punonjësit e kompanisë që kërkon të ndërtojë thertoren: S’tërhiqemi


Banorët e zonës së Laknasit janë përplasur me përfaqësuesit e kompanisë që kërkon të ndërtojë një thertore në zonë.

Ditën e djeshme palët kishin arritur një marrëveshje për të mos ndërhyrë në zonë deri në datën 20 tetor ndërsa sot kompania ka dërguar makineritë që në orët e para ë mëngjesit duke provokuar përplasje me banorët.

Këta të fundit pretendojnë se nuk do e lejojnë prerjen e pyllit dhe ndërtimin e thertores pa një vendim gjykate.

“Na ka thënë dilni dhe vrituni me të firmës, e kam këtu në video Rakip Sulin. Këtu jemi në pronën tonë, më mirë të kapim kallashin me i rrafshu të gjithë. Çfarë do ai te shtëpia e huaj, pa leje pa asgjë. Për çfarë ka ardhur? Jo dinamit, po edhe me raketa të vijnë, atë vend nuk e marrin pa vendim gjykate. Kanë ardhur në orën 3 që të vazhdojnë punimet, na lajmëruan neve dhe dolëm, u përleshëm keq fare. Kemi që në orën 3 e deri më tani që po përleshemi fizikisht. Tokës i ka mbaruar leja, këta thonë që kanë marrë një njoftim nga bashkia. Ne do të vdesim aty të gjithë, nuk e lejojmë. Pylli ka shumë vite që është ndërtuar nga vetë ne, i shërbejmë brez pas brezi, tani këta duan ta presin dhe të bëjnë thertoren. Po të bëhet thertorja, ne nuk jetojmë dot këtu.” – thanë banorët.

Përplasja për thertoren në zonn e Laknasit vijon prej vitesh. Banorët kanë akuzuar ish-kryebashkiakun Mziu e pasardhëin e tij Suli për lejen e thënë që sipas tyre do dëmtojë pyllin që kanë mbjellë ata vetë, do bëjë pis lumin si dhe do ndosë ajrin duke i bërë shtëpitë e tyre të pabanueshme. Ata kanë deklaruar se janë në proces gjyqësor me kompaninë dhe se nuk do tërhiqen.

*Video Credit: Syri