Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet e vdekur në banesën e saj në Himarë e ëma e peshëngritësit Pirro Dhima


Një 75-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Himarë.

E moshuara është identifikuar si Lefteria Dhima, e ëma e peshëngritësit Pirro Dhima.

Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale 3-4 ditë më parë.

“Më datë 30.09.2021,  në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh.,  75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”­ – thuhet në njoftimin e policisë.