Presidenti amerikan Joe Biden po përballet me një periudhë të vështirë teksa përpiqet të administrojë problematikat e mprehta të administratës së tij, sidomos javët e fundit.
Pas tërheqjes kaotike nga Afganistani ku u vranë 13 ushtarë amerikanë ditët e fundit të evakuimit nga vendi, vendi përballet ende me pandeminë Covid-19 e protestat në rritje të grupeve të ndryshme kundër vaksinimit të detyrueshëm e pasaportave të vaksinimit.
Përveç kësaj, vendi ka një problem të madh në kufirin jugor me qindra mijëra emigrantë të paligjshëm si dhe një hendek financiar.
Ai u prit ftohtë në një ndeshje bejsbolli në stadiumin e Washington DC. Ai u fishkëllye nga të pranishmit në stadium ndëtsa një tifoz dëgjohet duke thirrur: “Joe, ti ta shpif.”